Basketboll

KBF VËLLAZNIMI RIKTHEHET TE FITORET, MPOSHT THELLË KASTRIOTIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Vëllaznimit janë këndellur shpejtë nga disfata e xhiros së kaluar nga KBF Bashkimi.

Kjo për faktin se sot, gjakovaret kanë triumfuar thellë, si nikoqire të Kastriotit nga Ferizaji, 98-56.

Tri lojtare arritën pikë dyshifrore në fitoren e Vëllaznimit sot: Raven Baker realizoi plotë 42 pikë, Sarah Mgbeike me double-double, 19 pikë, 28 kërcime e 6 asiste, si dhe Rina Hoda me 12 pikë.

Tek Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Agnesa Rrahmani me 31 pikë e Alexander Amani me 18 sosh.

Vëllaznimi me këtë fitore arrin në kuotën e 11 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë me 5 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Kastrioti mbetet i fundit me 6 disfata nga po aq ndeshje të luajtura.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.