Basketboll

DY MUNGESAT KRYESORE TË SLLOVAKISË PËRBALLË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova sonte do të përballet me Sllovakinë, në takimin që zhvillohet në Bratislavë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

 

Dardanët pavarësisht disa mungesave siç janë, Dardan Berisha, Gëzim Morina e Lis Shoshi, janë të motivuar për të dhënë maksimumin në sfidën përballë sllovakëve.

Ndërsa tek Sllovakia dy mungesa që vlen të ceket janë, amerikano-sllovaku i natyralizuar, Andre Jones i cili aktualisht luan tek skuadra e San Severo në Serie A, por që kësaj radhe ka mbetur jashtë listës.
Dhe Pavol Losonsky që sivjet paraqitet në elitën çeke me ekipin e ”Kralovsti Sokoli”.
Arsyjet e sakta për mungesën e lojtarëve në fjalë nuk dihen.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.