Basketboll

MEHMETI: MUNGESAT E SHUMTA NDIKUAN NË HUMBJE, KOSOVA MUND TË REFLEKTOJ NDAJ ISLANDËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë i gjithë kohërave në basketbollin e Kosovës, Artan Mehmeti e ka komentuar humbjen e Kosovës ndaj Sllovakisë, por ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Islandës.
Në një prononcim dhënë AsistiOnline.com, Mehmeti ka thënë se mungesat e shumta ishin ato që ndikuan direkt në humbjen ndaj Sllovakisë. Ndërsa ndaj Islandës, pret reflektim nga ekipi.
Mendoj që mbrëmë ekipi ynë, lojtarët tanë ka dhënë maksimumin e tyre. Duke parë mungesat e shumta, nuk kam pritur rezultat pozitiv. Sllovakia me meritë ka fituar. Në këtë nivel të garave me kaq mungesa vēshtirë do të jetë edhe lojën e ardhshme. Por ja që basketbolli është ndonjehere i çuditshëm kështu që edhe loja nga loja tjetër dallon. Le të shpresojmë që ndeshjen e rradhës të kemi më pak gabime dhe të synojmë rezultat pozitiv”, u shpreh ish-basketbollisti i shumë skuadrave kosovare, Artan Mehmeti.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.