Basketboll

SHQIPËRIA MPOSHTET DHE ELIMINOHET

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur sonte nga Portugalia dhe është eliminuar nga para-kualifikimet për Botërorin 2023.

Ekipi që aktualisht drejtohet nga selektori, Afrim Billalli është mposhtur nga organizatori i ‘flluskës’ së ndeshjeve të nëntorit, Portugalia me rezultat, 70-88 dhe kështu është eliminuar nga gara që e shpresonte arritjen e kualifikimeve.

Portugalia e kontrolloi pothuajse në tërësi ndeshjen e sontme ndaj kuqezinjëve dhe përpos periodës së tretë(25-21), të gjithë çerekët ju takuan vendasve(16-22, 21-26, 8-19) e në fund fitorja ishte e pashmangshme për ta.

Në këtë ndeshje për Shqipërinë me lojë të mirë u dalluan, Gerti Shima me 18 pikë, si dhe Celis Taflaj e Juljan Hamati me nga 17 pikë.

Tek Portugalia në fitore spikatën, Pedro Bastos me 16 pikë, Diogo Da Costa Ventura me 14 pikë, si dhe Miguel Queiroz me 10 sosh.

Me këtë humbje, Shqipëria u eliminua nga këto para-kualifikime me bilanc 1 fitore e 3 humbje edhe pse do ta zhvillojë edhe ndeshjen e fundit me Qipron në shkurt, por pa gjasa kualifikimi, për asnjërin ekip.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.