Basketboll

CAMPAZZO KALON ZYRTARISHT NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Facundo Campazzo nga ky stinor do të luajë edhe zyrtarisht në ligën më të fortë të basketbollit në botë, atë të NBA-së.

Campazzo edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës së Denver Nuggets. Vetë ekipi i Nuggets njoftoi për nënshkrimin e fundorit argjentinas dhe ish-kampionit të dy hershëm të Euroligës në një marrëveshje shumëvjeçare që nuk është saktësuar ende.

Campazzo i transferuar te Reali, së fundmi u shfaq në 20 ndeshje(16 startues) për Real Madridin në Ligën spanjolle në vitin 2020 dhe kishte mesatare prej, 10.2 pikë, 5.3 asistime dhe 2.8 kërcime për 24.1 minuta lojë. 29-vjeçari është dy herë kampion i Euroligës(2015, 2018) dhe tre herë fitues i Ligës spanjolle(2015, 2018, 2019) ndërsa ka të fituar gjithashtu çmimin e MVP-së të finaleve të Ligës spanjolle më 2019.

Campazzo kishte nënshkruar me Real Madridin në 2014. Gjatë pesë sezoneve tek madrilenët ai u shfaq në 270 ndeshje me Los Blancos, duke pasur mesatare prej, 8.6 pikë, 4.5 asistime dhe 2.2 kërcime për ndeshje. Campazzo poashtu ka luajtur në 63 ndeshje për ekipin kombëtar të Argjentinës, përfshirë tetë ndeshje në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 dhe i çoi ata në fitimin e një medalje argjendi në Kupën Botërore, FIBA ​​2019.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.