DY DUELE TË MBETURA NGA SUPERLIGA, ZHVILLOHEN KËTË MESJAVË
Të mërkurën dhe të enjtën, na presin dy sfida të mbetura nga xhiro e mëhershme e Superligës së meshkujve të cilat pritet të jenë shumë interesante dhe që pritet të dhurojnë emocione të veçanta tek adhuruesit e basketbollit në vendin tonë.
Një sfidë shumë interesante është ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Pejanët kanë tri fitore dhe asnjë humbje deri më tani, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe tri humbje. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës shpresojnë në paraqitje të mirë të mërkurën, në sfidën që zhvillohet nga ora 15:00 në ‘Karagaçi’.
Ndeshja tjetër e mbetur, do të zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse therandasit tri fitore dhe një humbje. Ndeshja do të zhvillohet të enjten në palestrën “Don Bosko”.
Po ashtu në mesjavë zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së katërt në Superligën e Femrave, Kosovahome Prishtina-Penza. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe tri humbje në këtë edicion deri më tani në elitën e femrave.
Prince Caffe Superliga – Java 4
E mërkurë
15:00 Peja – Bashkimi
E enjte
16:30 Sigal Prishtina – Golden Eeagle Ylli
Superliga e Femrave – Java 4
E enjte
16:30 Kosovahome Prishtina – Penza
Komentet janë të mbyllura.