Basketboll

MAXHUNI SHKËLQEN NDAJ SERBISË, MEDIAT SERBE SHKRUAJNË PËR TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, por që luan për Kombëtaren e Finlandës, Edon Maxhuni dje ka shkëlqyer me këtë ekip në kualifikimet për Eurobasket 2022.

Në fakt, Finlanda u mposht nga Serbia në këtë ndeshje me rezultat, 75-66, por ajo që ra në sy, është performanca fantastike e Edon Maxhunit i cili ishte pikëshënuesi më i mirë i Finlandës në këtë duel.

Maxhuni në duelin përballë Serbisë, luajti 24 minuta dhe shënoi 15 pikë, asistoi 6 herë për bashkëlojtarët, pati 2 kërcime nën-tabelë, si dhe vjedhi 1 top nga kundërshtarët.

E kjo performancë fantastike e Edonit, s’ka mundur si mos t’ju bie në sy, mediave serbe të cilat kanë shkruajtur për të: “Plejmejkeri nga Kosova shkëlqen ndaj Serbisë. Babai i ka luajtur në ish-Jugosllavi, ndërsa ai ishte enigmë e lojtarëve të Serbisë”, ka shkruajtur sajti i njohur serb, “mondo.rs”.

Me këtë humbje, Finlanda ndodhet në vendin e tretë të grupit të saj pas Gjeorgjisë e Serbisë, ndërsa pas saj renditet Zvicra. Nga secili grup i këtyre kualifikimeve, tri vendet e para kualifikohen në Evropian, me ç´rast gjasat që ta shohim Maxhunin në Kampionatin e ardhshëm Evropian janë shumë reale.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.