Basketboll

PEJA ZGJEDH KRYETARIN DHE STRUKTURAT E REJA DREJTUESE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka mbajtur kuvendin zgjedhor të klubit dhe ka emëruar strukturat e reja të saj, pas dorëheqjes së ish-kryetarit, Art Gashi.

Klubi pejan ka njoftuar, se ka zgjedhur kryetar të ri të skuadrës, Fatmir Gashin i cili edhe më parë e ka mbajtur këtë post në klubin pejan.

Në njoftim thuhet, se delegatët e Kuvendit votuan një zëri për z.Fatmir Gashi si kryetar të klubit dhe njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetar e skuadrës, z. Egzon Kelmendi dhe z. Mentor Sahiti.

Të kujtojmë se Fatmir Gashi ka qenë kryetar i klubit të Pejës edhe në vitet 2000-2003, dhe 2005-2009 si dhe ka qenë Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për 3 vite(2010-2013).

Në njoftimin e Pejës, thuhet se kryetari i klubit gjithashtu ka bërë të ditur që bordi i ri i klubit do të përbehet nga sponzorët dhe kontribuesit tjerë, ndër vite të cilët janë ende të motivuar dhe kanë mundësi për të kontribuar në klub.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.