HENRIK SHIRKO PO KALON NË FORMË TË LARTË NË ELITËN KROATE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti kroat i skuadrës së Pejës në edicionin 2019/20, Henrik Shirko po shkëlqen me skuadrën e re në elitën kroate.
Ditën e djeshme, skuadra ku luan Shirko, ”Shibenik” arriti një fitore të madhe ndaj ”’Split”-it, skuadrës që luan në ABA Ligë me rezultat bindës, 111-96 dhe në këtë fitore të Shibenkës, Shirko ishte më i miri me plotë 26 pikë, 6 asiste dhe 3 kërcime, transmeton AsistiOnline.com
Aktualisht, Shirko është lojtari me mesataren më të mirë tek ekipi kroat, ku po luan me 16.8 pikë, 5.7 kërcime, 4.1 asiste dhe 1.3 topa të vjedhur për ndeshje.
Të kujtojmë se 27 vjeçari nga Shibeniku, edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës sonë kosovare, Peja me të cilët shkëlqeu me 18.0 pikë, 8.7 kërcime, 3.8 asiste dhe 1.5 topa të vjedhur për ndeshje.
Me të vërtetë, lojtarët që po luajnë në elitën kosovare, po hyjnë në një formë të lartë në skuadrat e tyre të ardhshme dhe këtë më së miri e dëshmon rasti i Shirkos.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.