Basketboll

PERFORMANCAT BRILANTE, BËHEN RUTINË PËR EDON MAXHUNIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, në çfarëdo gare që po paraqitet sivjet.

22 vjeçari me prejardhje nga Kosova, por me nënshtetësi finlandeze edhe sonte ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së ‘Parnus(79-74) ndaj skuadrës, ndër më të fortat në Ligën Baltike, BC Kalev Cramo e cila garon edhe në Ligën e fuqishme, VTB League e cila përbëhet me shumicë skuadrash ruse.

Në ndeshjen përballë Kalevit, Edoni ishte më i dalluari tek Parnu me 24 pikë(4/7 për tre pikë), 4 asiste, 2 kërcime, 1 vjedhje topi dhe me indeks final +28 dhe vlen të ceket se mbrojtja e Edonit, sonte sidomos ka qenë në nivel shumë të lartë me sulmuesin e tij, që ka realizuar vetëm 6 pikë, gjë që e dëshmon formën e lartë të yllit në ardhje.

Edoni me skuadrën e Parnu-s, aktualisht janë liderë të Superligës estoneze, ndërsa në Ligën Baltike pozicionohen të dytit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.