Basketboll

SONTE SUPER-DERBI NË ELITËN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet ndeshja e fundit e xhiros së tetë në elitën e basketbollit kosovar femëror.

Bëhet fjalë për super-derbin ndërmjet, Kosovahome Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra që në vitet e fundit kanë luftuar për trofe në basketbollin e femrave.

Bashkimi është skuadra e vetme në Superligën e Femrave, që nuk di për humbje në këtë edicion, duke numëruar shtatë fitore në shtatë ndeshje, kurse skuadra prishtinase ka katër fitore dhe tri humbje. Në duelin e parë të zhvilluar në këtë edicion mes këtyre dy skuadrave, fitore shënoi Bashkimi me shifrat 81:66. Gjithashtu vashat prizrenase fituan edhe Superkupën, duke mundur në finale vashat prishtinase.

Takimi do të zhvillohet sonte nga ora 18:00 dhe pa shikues e me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

 

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

 

 

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.