Basketboll

PEJA FITON DERBIN NDAJ YLLIT, VAZHDON E PAMPOSHTUR

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka arritur edhe fitoren e gjashtë me radhë në Superligën e Kosovës, duke konfirmuar pozitën e parë në tabelë.

Ekipi pejan kësaj radhe ka triumfuar në shtëpi, në derbin ndaj Yllit me rezultat final, 90-80.

Pejanët e nisën qysh në start, më mirë se mysafirët nga Theranda, duke i fituar bindshëm dy periodat fillestare të ndeshjes(28-23, 29-16) dhe kështu pjesa e parë u mbyll, 57-39, në favor të Pejës.

Në pjesën e dytë, Ylli u këndell deri diku, por jo mjaftueshëm edhe pse fitoi dy çerekët e fundit(20-23, 13-18), por që deficiti i madh nga pjesa e parë i kushtoi me humbje ekipit të Radoviçit.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Pejë sot ishin: Dardan Berisha me 29 pikë, Marko Peroviç me 22 pikë e Drilon Hajrizi me 11 sosh.

Tek Ylli s’mjaftuan për fitore, Valon Bunjaku me 16 pikë, Samir Zekiqi me 15 pikë e Griffin Ramme me 13 sosh.

Pas xhiros së gjashtë, Peja vazhdon bindshëm lidershipin me 6 fitore nga 6 ndeshje dhe 12 pikë të grumbulluara. E Ylli pësoi edhe disfatën e dytë, karshi 4 fitoreve dhe tash ka 10 pikë e gjendet në pozitën e dytë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.