Basketboll

PENZA BEFASON PRISHTINËN, DUKE E MPOSHTUR

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës e ka arritur një fitore shumë të rëndësishme dhe mund të themi befasuese, ndaj KosovaHome Prishtinës sot, në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën e femrave.

Vashat pejane kanë arritur që në shtëpi, ta befasojnë Prishtinën, duke e mposhtur me rezultat mjaftë të ngushtë, 68-64, në një ndeshje e cila ishte shumë interesante nga fillimi e deri në fund dhe fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit.

Basketbollistet më të dalluara në këtë triumf të Penzës sot ishin: Veteranja, Valbona Bytyqi me plotë 32 pikë, 7 kërcime, 4 asiste e 2 vjedhje topash, Ermelinda Gjuka me 11 pikë e 9 kërcime dhe Vanesa Bojku me 10 sosh.

Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore, Enxhi Xhanaj e Besjana Martinaj me nga 18 pikë e Era Shatri me 11 pikë.

Pas xhiros së nëntë, Penza mbetet në pozitën e 4-të me 13 pikë, me 4 fitore e 5 humbje. Ndërsa, Prishtina gjendet e 3-ta me 14 pikë, 5 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.