Basketboll

VASHAT E VËLLAZNIMIT ME FITORE TË LEHTË, NDAJ ATYRE TË TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Vëllaznimi e ka arritur edhe fitoren e radhës në elitën e basketbollit kosovar femëror.

Vashat gjakovare kanë triumfuar si vendase ndaj Trepçës me rezultat, 64-39.

Basketbollistet më të dalluara për Vëllaznimin në këtë ndeshje ishin: Raven Baker me 34 pikë, 12 kërcime, 6 asiste dhe 4 vjedhje topash, Rina Hoda me 8 pikë e Viola Tanushi me 6 sosh.

Tek Trepça me lojë të mirë u dalluan, Sihana Ramoja me 25 pikë e 13 kërcime dhe Lorena Haxha me 7 pikë.

Pas xhiros së 9-të, Vëllaznimi arrin në kuotën e 17 pikëve dhe ngritet në pozitën e parë, së paku përkohësisht me 8 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Trepça e parafundit me 10 pikë, 1 fitore e 8 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.