KBF BASHKIMI KAMPION VJESHTOR NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka mbyllur me fitore të thellë, edicionin vjeshtor në Superligën e femrave.
Vashat prizrenase kanë triumfuar në shtëpi, ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat të thellë, 105-77, në një sfidë që ishte cilësuar si derbi i xhiros, por që nuk doli të jetë kështu.
Lojtaret më të dalluara në triumfin e Bashkimit sot ishin: Lejzae Davidson me 35 pikë, Arbnore Përçuku me 22 pikë, Jaleesa Avery me 16 pikë, Diedona Halitaj me 14 pikë e Jeta Zeka me 12 sosh.
Tek Vëllaznimi si zakonisht, dy amerikanet, Raven Baker 36 pikë e Sarah Mgbeike me 28 pikë e 18 kërcime, ishin lojtaret më të dalluara, por që s’mjaftuan për fitore.
Pas xhiros së dhjetë, Bashkimi e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e parë me 19 pikë, 9 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi vjeshtën e mbyll në pozitën e dytë me 18 pikë, 8 fitore e 2 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.