Basketboll

HIDHET SHORTI PËR ”F8” E KUPËS SË KOSOVËS, SUPER-DERBI QË NË START

Të hënën është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll.

Ndarja e çifteve çerekfinale është bërë sipas renditjes pas xhiros së shtatë të Prince Caffe Superligës, apo përfundimit të ciklit të parë, gjithnjë sipas Propozicioneve të Garave.

Në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës do të përballen Peja-Sigal Prishtina, Rahoveci-Trepça, Golden Eagle Ylli-Bashkimi dhe Ponte Prizreni-Vëllaznimi.

Në gjysmëfinalen e parë do të përballen fituesi i ndeshjes Peja-Sigal Prishtina me fituesin Ponte Prizreni-Vëllaznimi, kurse në gjysmëfinalen e dytë fituesi i takimit Rahoveci-Trepça me fituesin e takimit Golden Eagle Ylli-Rahoveci.

Ndeshjet e Final 8 do të zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu është hedhur shorti për Superligën e Femrave. Në Grupin A janë Bashkimi, Penza dhe Trepça, kurse në Grupin B janë Vëllaznimi, Kosovahome Prishtina dhe Kastrioti.

Në rrethin e parë të Kupës takohen Penza – Trepça dhe Kosovahome Prishtina – Kastrioti. Bashkimi dhe Vëllaznimi kualifikohen tutje, skuadra që janë të renditura në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Në Ligën e Parë të Meshkujve në Grupin A bëjnë pjesë: AS Prishtina, Marigona Hill Prishtina, Prishtina e Re, New Basket, Megasport, kurse në Grupin B bëjnë pjesë: RC Cola Drita, Istogu, Lipjani, Feronikeli dhe Vushtrria.

Në rrethin e parë të Kupës së Ligës së Parë takohen: Marigona Hill Prishtina – Prishtina e Re, Istogu – Lipjani, New Basket – Megasport dhe Vushtrria – Feronikeli. AS Prishtina dhe RC Cola Drita kalojnë në xhiron tjetër.

Komentet janë të mbyllura.