Basketboll

MBYLLET CIKLI I PARË I SUPERLIGËS, S’KA MË EKIP TË PAMPOSHTUR[TABELA]

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar cikli i parë i ndeshjeve të Superligës së Kosovës te meshkujt me një xhiro shumë interesante.

Në xhiron e fundit të ciklit të parë, Peja pësoi humbjen e parë të stinorit dhe tash nuk ka skuadër të pamposhtur nga senzacioni i sivjetmë i Superligës, Vëllaznimi. Ndërsa në derbin e xhiros, Rahoveci mposhti tejet thellë, Yllin në Therandë.

Fitore si mysafire këtë xhiro, arriti edhe Ponte Prizreni që triumfoi ndaj Trepçës. Ndërsa, Bashkimi mposhti në Prizren, Prishtinën në njërën prej ndeshjeve më interesante të xhiros.
——————————————————————————————————————————————————————

Rezultatet komplete:

Vëllaznimi – Peja                         85-62

Bashkimi – Prishtina                   83-74

Trepça – Prizreni                          56-69

Golden Eagle Ylli – Rahoveci      76-96
——————————————————————————————————————————————————————

Tabela pas xhiros së shtatë:

1.Peja                    13 pikë

2.Rahoveci           12 pikë

3.Ylli                      11 pikë

4.Prizreni              11 pikë

5.Vëllaznimi         10 pikë

6.Bashkimi            9 pikë

7.Trepça                9 pikë

8.Prishtina            9 pikë

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.