Basketboll

SFIDA E DYTË E DITËS SHUMË INTERESANTE NË ”SHANI NUSHI” TË GJAKOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e dytë e ditës në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës zhvillohet në ”Shani Nushi” të Gjakovës.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet, Vëllaznimit dhe Rahovecit. Ku të dyja skuadrat hyjnë   shumë të motivuara. Skuadra kuqezi ka mundur Sigal Prishtinën dhe Pejën, e me sukses do të mundohet të kalojë edhe Rahovecin. Por, vreshtarët fituan derbin e fundit ndaj Golden Eagle Yllit me 20 pikë dallim (76:96) dhe ndodhen në vendin e dytë me pesë fitore dhe dy humbje, kurse skuadra kuqezi ka tri fitore dhe katër humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 8

E mërkurë

15:00 Vëllaznimi – Rahoveci

 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.