Basketboll

YLLI DHE PRIZRENI E HAPIN XHIRON E TETË TË SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e tetë e Superligës së Kosovës te meshkujt, hapet sot me sfidë tejet interesante me dy ekipe që kanë synim kreun e tabelës.

Në ”13 Qershori” të Therandës, Golden Eagle Ylli e pret Ponte Prizrenin. Me të dy skuadrat që kanë grumbulluar nga 11 pikë, apo nga katër fitore dhe tri humbje, prandaj pritet një duel shumë interesant.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 8

E mërkurë

15:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/    

Komentet janë të mbyllura.