Under Header

spot_img

PENZA NË GJYSMËFINALE TË KUPËS SË KOSOVËS

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Penza ka kaluar pa telashe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores së sotme ndaj Kastriotit të Ferizajit.

Vashat pejane kanë triumfuar si vendase ndaj Kastritotit me rezultat tejet të thellë, 85-51 dhe kështu janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, atje ku i pret, Bashkimi i Prizrenit.

Lojtaret më të dalluara në triumfin e Penzës sot ishin, Vanesa Bojku me 18 pikë, Tringa Ukaj me 17 pikë dhe veteranja Valbona Bytyqi që luajti me triple-double fantastik(12pk, 13krc, 10ast).

Tek Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Agnesa Rrahmani me 25 pikë e Amani Alexander me 17 pikë.

/AsistiOnline.com/ 

 

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme