PONTE PRIZRENI LANSON BOMBËN E MERKATOS, PARA VITIT TË RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit po vazhdon që të përforcohet në skuadër me lojtarë të rinjë dhe cilësorë, duke paralajmëruar skuadrat e tjera se sivjet e ka seriozisht për trofe.
Ekipi prizrenas para pak çastesh, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistin amerikan, Divine Myles i cili la gjurmë në basketbollin e Kosovës me paraqitjet e tij me Sigal Prishinën në dy stinorët e kaluar.
Myles është emër i njohur për opinionin e basketbollit në Kosovë, pasiqë për një stinor e gjysmë(2018/19, 2019) u paraqit tek skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina.
Myles vije te Ponte Prizreni nga skuadra elitare franceze, ”Chorale de Roanne” me të cilët në pranverë pati mesatare prej, 6.8 pikëve, 2.8 asisteve dhe 1.7 kërcimeve për ndeshje.
Ndërsa te Prishtina luajti me mesatare impresionuese prej, 20.0 pikëve, 5.9 asisteve, 4.9 kërcimeve dhe 1.3 vjedhje të topave për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.