Basketboll

DERBI I XHIROS ZHVILLOHET SOT NË ”MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 9-të e Superligës së Kosovës hapet sot, ndërsa ndeshja e dytë e cila me plotë të drejtë cilësohet si derbi i xhiros, luhet pikërisht sonte.

Bëhet fjalë për super-sfidën ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Vreshtarët ndodhen në vendin e dytë me gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore dhe një humbje, andaj kjo përballje pritet të jetë shumë interesante.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com.

Prince Caffe Superliga – Java 9

E shtunë

17:00 Rahoveci – Peja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.