Basketboll

KBF PRISHTINA KALON NË GJYSMËFINALE TË KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka arritur gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, me fitoren e sotme ndaj Trepçës në kryeqytet.

Vashat prishtinase kanë mposhtur Trepçën mjaftë thellë, 71-38 dhe kështu e kanë arritur gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, atje ku i pret Vëllaznimi i Gjakovës.

Basketbollistet më të dalluara te Prishtina sot ishin: Besjana Martinaj me 18 pikë, Era Shatri me 13 pikë dhe Enisa Kamerolli që ishte afër triple-double’it me 12 pikë, 9 kërcime, 8 asiste e 4 vjedhje topash.

Përderisa te Trepça me lojë të mirë u dalluan, Ervala Shabani me 10 pikë, 8 kërcime, 6 asiste dhe 3 vjedhje topash, si dhe Alma Muzliukaj që realizoi 9 pikë e 6 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.