PONTE PRIZRENI NUK NDALET, TRANSFERON EDHE NJË FUNDOR CILËSOR
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni vazhdon të afrojë në skuadër lojtarë të rinjë, duke paralajmëruar rivalët se sivjet, qëllim të vetëm e ka luftën për trofe.
Me largimin e fundorit, Ty Nichols me të cilin prizrenasit kanë shkëputur bashkëpunimin, ngjitur me këtë lajm, kanë paralajmëruar se ekipit do ti bashkangjitet një lojtar i ri i cili do ta zëvendësojë të larguarin e fundit.
AsistiOnline.com ka mësuar se arritjen e marrëveshjes, mes Ponte Prizrenit dhe lojtarit të ri të tyre e ka zyrtarizuar, agjencioni që ka në pronësi, ‘kartonin’ e lojtarit në fjalë dhe ne ju prezantojmë me të.
Jeremiah Paige, plejmejker 1.90cm i cili së fundmi është paraqitur në elitën estoneze me ekipin e Parnus, ekip në të cilin sivjet po luan, kosovari Edon Maxhuni dhe vlen të ceket se ky lojtar, ka luajtur kundër Edonit në ligën e kolegjeve amerikane, NCAA1 me ”Colorado State” e që atë kohë, Edoni paraqitej për kolegjin, ”Long Beach State”.
24 vjeçari i lindur në Denver, tek Parnu në stinorin e kaluar në 14 ndeshje të zhvilluara, luajti me 12.5 pikë, 3.6 kërcime, 2.3 asiste e 1.5 vjedhje topash për ndeshje dhe tek Ponte Prizreni pritet të jetë një armë e fortë në parket.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.