Basketboll

PRISHTINA RIKTHEHET TE FITORET, MPOSHT TREPÇËN NË ”MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina më më fund është rikthyer te fitoret në Prince Caffe Superligën e Kosovës, pas tri disfatave rresht.

Kryeqytetasit kanë arritur që falë lojës efikase sidomos në trapez, të mposhtin Trepçën në ”Minatori” me rezultat, 70-78.

Skuadra e Prishtinës që drjetohet nga Andin Rashica, i fitoi tri periudhat e para të ndeshjes(19-23, 16-18 dhe të tretën bindshëm, 13-30), ndërsa Trepça edhe pse e fitoi thellë periodën e fundit, 22-7, nuk arriti që ti shpëtojë disfatës dhe kështu fitorja me meritë i takoi Prishtinës.

Basketbollistët më të dalluar në triumfin e ekipit kryeqytetas sonte ishin, shkodrani Daniel Lekndreaj me double-double fantastik(25pk, 12krc), Muhamedali Janjeva me 24 pikë, Arian Qallaku luajti me 13 pikë e 10 sosh, shtoi edhe Fisnik Rugova.

Tek Trepça s’mjaftuan për fitore, kapiteni Valdrin Haxhiu me 21 pikë e amerikani, Mojeed Ewuosho me 16 pikë.

Pas xhiros së nëntë, Sigal Prishtina i ikën pozitës së fundit në tabelë, për të kaluar në të parafundit me 12 pikë, 3 fitore e 6 humbje të cilat, ndoshta edhe në histori të skuadrës nuk i ka pësuar për një stinor të rregullt.

Përderisa për Trepçën kjo ishte disfata e shtatë sezonale, karshi dy fitoreve dhe mitrovicasit bien në pozitën e fundit me 11 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Yllit e Prishtina luan në kryeqytet ndaj Rahovecit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.