Basketboll

PRIZRENI I AFROHET KREUT, ME FITORE NDAJ VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka arritur edhe fitoren e katërt me radhë në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Prizrenasit kanë arritur që të triumfojnë në shtëpi ndaj Vëllaznimit me rezultat të përgjithshëm, 98-82.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë interesante me Ponte Prizreni që mbylli çerekun fillestar në epërsi të lehtë, 21-14, ndërsa në periudhën e dytë, Vëllaznimi iu kundërpërgjigj, duke fituar, 20-26.

Në pjesën e dytë, Ponte Prizreni ishte skuadër fenomenale në çerekun e tretë të cilin e fitoi bindshëm dhe kjo bëri që të krijohej avantazh i thellë, 31-12 dhe në çerekun e fundit, përkundër se e fitoi Vëllaznimi, 26-30, kjo nuk mjaftoi për diçka më shumë dhe Ponte Prizreni iu gëzua fitores së katërt me radhë.

Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Prizrenit sonte, Xavier Cannefax(30), Arti Hajdari(24), Blendi Matoshi(15 4/4 për 3 pikë), Ty Nichols me double-double(13pk, 11ast), Urim Zenelaj me double-double(10pk, 14krc).

Tek Vëllaznimi me lojë të mirë u dalluan, Devante Jackson me 20 pikë e 9 kërcime, Cedric Council me 15 pikë e Kreshnik Avdija me 13 pikë.

Pas xhiros së nëntë, Ponte Prizreni arrin në kuotën e 15 pikëve me 6 fitore e 3 humbje dhe 1 pikë më pak se dy pozitat e para(Peja, Rahoveci). Ndërsa Vëllaznimi tash ka 3 fitore e 6 humbje dhe pozicionohet i 6-ti me 12 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Ponte Prizreni takohet me Pejën në ‘Karagaç’ e Vëllaznimi e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.