HYSENAGOLLI RIKTHEHET TE BASHKIMI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit nga Prizreni, vazhdon të përforcohet në roster ende pa u hapur merkato dimërore në basketbollin e Kosovës.
Prizrenasit kanë njoftuar para pak çastesh, se kanë afruar në radhët e veta, qendrën shqiptare, Endrit Hysenagolli i cili ka qenë pjesë e Bashkimit edhe më herët.
Te Bashkimi Hysenagolli vije nga skuadra shqiptare, Goga Basket, për të cilën ka luajtur së fundi, dhe do të jetë forcë shtesë nën koshin e skuadrës prizrenase.
Komentet janë të mbyllura.