Basketboll

SONTE FILLON STINORI I RI NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një pushimi afro dy mujorë, nga sonte rikthehet në aksion liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA.

Krerët e NBA sivjet kanë vendosur që stinori i rregullt nuk do të luhen me 82 ndeshje, por me 72 sosh, për shkak të situatës me pandeminë botërore.

Sezoni i ri i NBA-së, fillon natën mes të martës dhe të mërkurës me dy duele të shkëlqyera që na presin si premierë e stinorit të ri. Golden State – Brooklyn Nets(ora 01:00), LA Lakers – LA Clippers(ora 02:00).

Golden State Warriors sonte vizitojnë, Brooklyn Nets në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante me Durantin e rikthyer nga lëndimi pas saktësisht 560 ditëve si i lënduar, rikthehet ndaj ish-skuadrës ku kaloi për mrekulli. Poashtu pesë herë asistenti më i mirë në ligën NBA, Steve Nash, do të bëjë debutimin e tij si trajner i Nets, kundër Warriors. Ndërsa, Golden State Warriors pretendojnë që ta nisin me këmbë të mbarë e ta rikthejnë shkëlqimin e ekipit, që e kishin para pak vitesh.

Në përballjen e dytë hapëse të stinorit të ri, Los Angeles Lakers fillojnë mbrojtjen e titullit kundër rivalit të qytetit, Los Angeles Clippers dhe nga kjo përballje ajo çfarë bie në sy, është se lojtari i gjashtë më i mirë i sezonit të kaluar te Clippers, Montrezl Harrel, do të bëjë debutimin për ekipin e tij të ri, Lakers pikërisht kundër ish ekipit, Clippers për të cilët ai luajti në tre sezonet e fundit. Sfidë e cila pritet me kërshëri të madhe nga tifozët e skuadrave, por edhe i gjithë opinioni i basketbollit në botë.

Vlen të ceket se në mbrëmjen hapëse të stinorit të ri në NBA, ndeshja kryesore e xhiros, Lakers-Clippers transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në Kosovë, Art Sport 1, nga ora 04:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale.

Ndërsa në ditën e dytë të stinorit të ri në NBA, luhen këto ndeshje:

01:00, Cleveland Cavaliers – Charlotte Hornets
01:00, Indiana Pacers – New York Knicks
01:00, Orlando Magic – Miami Heat
01:00, Philadelphia 76ers – Washington Wizards
01:30, Boston Celtics – Milwaukee Bucks
01:30, Toronto Raptors – New Orleans Pelicans
02:00, Chicago Bulls – Atlanta Hawks
02:00, Houston Rockets – Oklahoma City Thunder
02:00, Memphis Grizzlies – San Antonio Spurs
02:00, Minnesota Timberwolves – Detroit Pistons
03:00, Denver Nuggets – Sacramento Kings
04:00, Portland Trail Blazers – Utah Jazz
04:30, Phoenix Suns – Dallas Mavericks.
/AsistiOnline.com/

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.