Basketboll

BROOKLYN E NISË ME SUPER-FITORE, SHKËLQEJNË IRVING & DURANT

Prishtinë(AsistiOnline) – Brookyn Nets e kanë nisur në mënyrë superiore, stinorin e ri të NBA-së, duke treguar se sivjet jo më kot, shihen si favorit për ta fituar titullin e kampionit.

Ekipi i Nets që sivjet do të drejtohet nga legjendari, Steve Nash, ka mposhtur në ndeshjen e parë të stinorit, ish-kampionët e NBA-së, Golden State Warriors me rezultat tejet të thellë, 125-99.

Në këtë ndeshje për Nets, shkëlqyen dy super-yjet e ekipit, Kyre Irving me 26 pikë, 4 asiste e 4 kërcime, si dhe Kevin Durant me 22 pikë, 5 kërcime e 3 asiste.

Tek Warriors me lojë të mirë u dalluan, Steph Curry me 20 pikë e 10 asiste, si dhe James Wiseman me 19 pikë.

/AsistiOnline.com/


https://www.youtube.com/watch?v=hSrbCx9uMI4

Komentet janë të mbyllura.