Basketboll

CLIPPERS TRIUMFOJNË NDAJ LAKERS, NË DERBIN E LOS ANGJELOSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë hapëse e stinorit të ri në NBA, ishte super-derbi i LA, Clippers vs Lakers e cila u transmetua edhe në Art Sport 1.

Këtë super-ndeshje e fitoi skuadra e Clippers, që ishte për disa noanca më e mirë se kampionët aktualë të NBA-së dhe rezultati përfundimtar i sfidës, 109-116 për Clippersat.

Paul George me 33 pikë e Kawhi Leonard me 26 sosh, si zakonisht ishin lojtarët më të dalluar në triumfin e Clippers, mbrëmë.

Tek Lakers s’mjaftuan për fitore, LeBron James me 22 pikë e Anthony Davis me 18 sosh.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=GrNKOL22AWw

 

Komentet janë të mbyllura.