Basketboll

YLLI – TREPÇA, HAPIN XHIRON E 10-TË NË ELITËN KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 10-të e Superligës së Kosovës te meshkujt, nisë sot me një sfidë shumë interesante në program.

Golden Eagle Ylli pas dy humbjeve radhazi, me trajnerin e ri, turkun Fatih Emre Gezer, synon tu rikthehet fitoreve, ku do të përballet me Trepçën, që ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e pesë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com.

Prince Caffe Superliga – Xhiroja 10

E mërkurë

15:00 Golden Eagle Ylli – Trepça.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.