BOSTONI FITON DERBIN NDAJ BUCKS
Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar derbin e natës në NBA, ndaj Milwaukee Bucks.
Edhe pse pa Kemba Walkerin, Celtics e kanë nisur mbarë stinorin e ri, duke mposhtur Milwaukeen me rezultat shumë të ngushtë dhe minimal, 122-121.
Jaylen Brown me 33 pikë e Jayson Tatum i cili ishte edhe vendimtar në fitoren e ekipit të tij me 30 pikë, ishin lojtarët më të dalluar në këtë fitore të vështirë të Celtics ndaj Bucks.
Tek Milwaukee s’mjaftuan për fitore, Giannis Antetokounmpo me 35 pikë dhe Khris Middleton me 27 pikë.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=cErxLZHZ22U&feature=emb_title
Komentet janë të mbyllura.