Basketboll

SACRAMENTO MPOSHTIN DENVERIN PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ndeshjeve më interesante të natës në NBA, ishte ajo në mes të Sacramento Kings dhe Denver Nuggets.

Pas një drame të vërtetë dhe një palë vazhdimesh, ekipi i Sacramentos iu gëzua fitores ndaj Nuggets me rezultat shumë të ngushtë, 124-122.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Kings ishin, Buddy Hield me 22 pikë dhe De’Aron Fox me 21 sosh.

Tek Nuggets s’mjaftuan për fitore, Nik Jokic me 29 pikë e Michael Porter me 24 sosh.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=jxAK1JwQ5Y0

 

 

Komentet janë të mbyllura.