Basketboll

SI DEBUTUAN PËRFORCIMET E HUAJA TË PEJËS DHE PRIZRENIT?

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme u luajt sfida kryesore e xhiros së dhjetë në elitën e basketbollit kosovar, ndërmjet Pejës dhe Prizrenit.

Të dyja ekipet në fjalë, kanë transferuar në radhët e veta lojtarë të rinjë të huaj dhe të cilët debutuan, pikërisht sot në duelin mes këtyre dy ekipeve.

Te Peja debutoi fundori i ri amerikan, Dion Dixon i cili për 36 minuta lojë, realizoi 10 pikë, kërceu 7 herë nën-kosh, asistoi 2 herë dhe bëri 1 vjedhje topi e 1 bllokadë. Tek pejanët në xhiron e ardhshme do të debutojë edhe qendra, Brandon Walters i cili sot nuk u paraqit shkaku i vonesave me kompletimin e dokumentacionit për transferim.

Ndërsa edhe tek Prizreni debutoi, fundori amerikan, Jeremiah Paige me 35 minuta në lojë, 19 pikë, 3 kërcime, 3 asiste e 2 vjedhje topash. E fundori, Divine Myles tek prizrenasit do të vijë nga janari.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.