VAZHDON FORMA E MIRË E BASHKIMIT, TRIUMFON EDHE NË GJAKOVË
Ekipi portokallinjë ka triumfuar me vështirësi në udhëtim tek Vëllaznimi i Gjakovës me rezultatin final të sfidës, 86-97.
Në fakt ndeshja ishte shumë interesante dhe e ngushtë me Bashkimin që e fitoi çerekun e parë me 2 pikë avantazh e në çerekun e dytë, skuadrat luajtën edhe me më shumë kujdes, kjo bëri që çereku i dytë të mbyllet baraz, 27-27 dhe kjo bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me vetëm +2 për Bashkimin, 45-47.
Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e fortë dhe e baraspeshuar dhe edhe çereku i tretë i ndeshjes u mbyll baraz, 23-25, duke vazhduar epërsia e ngushtë e Bashkimit(70-72), përderisa në periudhën e fundit, Bashkimi e deshti më shumë fitoren, sepse e fitoi çerekun vendimtar, 16-25 dhe kjo i shërbeu për ta arritur fitoren e katërt radhazi.
Katër lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte, Musab Mala(29), Juljan Hamati me double-double(24pk, 10krc), Sean Hoehn me double-double(21pk, 12ast) dhe Shaq Carter me double-double poashtu(20pk, 14krc).
Te Vëllaznimi s’mjaftoi për fitore, performanca fantastike Chris Hortman me 35 pikë, 9 kërcime, 6 asiste, 2 vjedhje topash e 1 bllokadë, por as double-double i Cedric Councilit(12pk, 13krc).
Pas xhiros së dhjetë, Bashkimi ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe gjendet në pozitën e 5-të me 5 fitore e 5 humbje. Përderisa, Vëllaznimi gjendet në pozitën e 6-të me 13 pikë, 3 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, Vëllaznimi i shkon Trepçës e Bashkimi e pret Pejën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.