Under Header

spot_img

TREPÇA DHE VËLLAZNIMI E HAPIN XHIRON E 11-TË

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës, vazhdon edhe këtë vikend me ndeshje mjaftë interesante në program.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, luhet në Mitrovicë, atje ku Trepça, që së fundi ka bërë ndryshime në shtabin teknik dhe te lojtarët e huaj do të ballafaqohet me Vëllaznimin. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë tri fitore dhe shtatë humbje, andaj pritet një ndeshje interesante.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Xhiroja 11

E shtunë

15:00 Trepça – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds