YLLI ME FITOREN E DYTË RADHAZI, NËN-UDHËHEQJEN E GEZERIT
Prishtinë(AsistiOnline)– Golden Eagle Ylli e ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi, nën-udhëheqjen e trajnerit të ri, turkut Fatih Gezer.
Skuadra therandase ka triumfuar si vendase, ndaj Prishtinës me rezultatin përfundimtar, 78-73.
Ndeshja e sotme derbi, ndërmjet Yllit e Prishtinës ishte shumë e ngushtë me këta të fundit që e mbyllën çerekun e parë me avantazh, 12-17, përderisa në atë të dytë Ylli ishte diçka më i mirë, 20-18 dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll, 32-35.
Në pjesën e dytë, Ylli ariti ta fitojë edhe çerekun e tretë me 3 pikë avantazh dhe kjo periodë u mbyll baraz, 54-54. Në periudhën e fundit dhe vendimtare, Ylli vazhdoi me lojën e mirë dhe arriti që ta fitojë edhe këtë çerek(24-19) që i shërbeu për fitoren e gjashtë të stinorit.
Individët më të dalluar në këtë fitore shumë të vlefshme të therandasve ishin, Cody John me 16 pikë, Samir Zekiqi me 13 pikë, Demetris Morant, Egzon Kuqi e Valon Bunjaku me nga 12 sosh.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Fisnik Rugova me 19 pikë, Edmond Azemi me 17 pikë e Arian Qallaku me 10 sosh.
Pas xhiros së 11-të, Ylli arrin në kuotën e 17 pikëve me 6 fitore e 5 humbje. Përderisa, Prishtina tash ka 14 pikë, 3 fitore e 8 humbje.
Në mesjavë, Ylli i shkon Vëllaznimit e Prishtina e pret Ponte Prizrenin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.