Basketboll

BASHKIMI S’GABON, SERIA PERFEKTE VAZHDON

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e pestë me radhë në Prince Caffe Superligën e Kosovës.

Vendasit nga Prizreni kanë arritur fitore të madhe me përmbysje, duke mposhtur Pejën me rezultat final të ndeshjes prej, 92-83.

Skuadra e Pejës e nisi ndeshjen shumë më mirë se vendasit ndeshjen, duke e fituar bindshëm çerekun e tretë me rezultat bindës, 19-33, por në çerekun e dytë, Bashkimi u këndell dhe e fitoi atë, 25-21, përderisa Peja shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazh, 44-54.

Loja e mirë dhe rikthimi i Bashkimit erdhën në çerekun e tretë me ç’rast prizrenasit e fituan këtë periodë bindshëm, 27-6, ndërsa në periudhën e fundit, Peja e fitoi atë ngushtë dhe vetëm formalisht(21-23), pasiqë Bashkimit i ndihmuan shumë për fitore, periodat 2/3 të cilat portokallinjët i fituan bindshëm.

Sean Hoehn e Shaq Carter me nga 22 pikë, ishin koshashënuesit më të mirë në fitoren e Bashkimit sot, por u dalluan edhe Musab Mala me 21 pikë e Juljan Hamati me double-double(18pk, 13krc).

Te Peja që pësoi edhe disfatën e tretë me radhë sot, s’mjaftuan për fitore, Dion Dixon me 31 pikë, Marko Peroviç me 17 pikë e as Robert Cartwright me 13 sosh.

Pas xhiros së 11-të, Bashkimi arrin në kuotën e 17 pikëve me 6 fitore e 5 humbje. Ndërsa, Peja vazhdon me rënie duke pësuar disfatën e 4, karshi 7 fitoreve dhe tash ka 18 pikë.

Në mesjavë, Peja e pret Trepçën e Bashkimi udhëton për tu përballur me Rahovecin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.