Basketboll

EKSKLUZIVE: AISHA BALARABE RIKTHEHET TE BASHKIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave e ka rikthyer në skuadër, ish-basketbollisten e mëparshme të ekipit, nigerianen, Aisha Balarabe.
 
Rikthimin e Balarabes tek Bashkimi, ekskluzivisht për AsistiOnline.com e kanë konfirmuar disa burime të afërta me klubin prizrenas.
 
Balarabe që njëherazit është edhe reprezentuese e Nigerisë, në stinorin aktual ka qenë pjesë e skuadrës elitare greke, ”Eleutheria” por që atje stinori është pezulluar aktualisht, shkaku i pandemisë COVID-19 dhe 35 vjeçarja me përvojë të madhe, ka pranuar ofertën e Bashkimit pa u hamendur.
 
Me ekipin grek, Balarabe kishte mesatare prej, 9.5 pikëve, 4.5 kërcimeve e 3.0 asisteve.
 
Ditë më parë, presidenti i skuadrës së Bashkimit, Rrahman Përteshi në një prononcim për AsistiOnline.com, konfirmoi se në afatin kalimtar dimëror, do të ketë pruarje të reja në skuadër. Përderisa ekipi aktualisht është pa trajner, shkaku i ndërprerjes së bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme me Fabian Gjukën.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.