Basketboll

EKSKLUZIVE: ASISTENTI I CONSTANTINIDES, MERR DREJTIMIN E BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, është bërë me trajner të ri për stinorin pranveror.

Ekipi prizrenas që ditë më parë ndau rrugët me trajnerin, Fabian Gjuka dhe sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë emëruar në radhët e veta për trajner të ri, grekun Andreas Rumani(Endri).

30 vjeçari i lindur në kryeqendrën greke, Athinë, vije si trajner te Bashkimi pas përvojave të ndryshme në basketbollin femëror grek(Superligë dhe Ligë e parë). Përderisa më parë e ka ushtruar edhe rolin e asistentit të parë të Kombëtarja shqiptare e basketbollit, sa kjo e fundit drejtohej nga qiprioti, Antonis Constantinides.

Vlen të ceket se Rumani, përpos gjuhës greke dhe angleze e flet edhe gjuhën shqipe dhe kjo pritet ti ndihmojë tejet shumë, për të komunikuar më mirë, sidomos me lojtaret shqiptare.

Bashkimi stinorin vjeshtor që përfundoi para pak ditësh e ka mbyllur, si kampion vjeshtor në vendin e parë tek Superliga e femrave në vendin tonë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.