Basketboll

RIVALËT E VJETËR TAKOHEN SOT NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e dytë e xhiros së 11-të në elitën kosovare të basketbollit, sot nisë me një ndeshje tejet interesante.

Dy rivalët e vjetër, Bashkimi dhe Peja ballafaqohen në ”Sezai Surroi”. Prizrenasit janë në formë në ndeshjet e fundit, kurse pejanët kanë pësuar dy humbje në dy duelet e fundit. Portokallezinjtë kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse verdhezinjtë shtatë fitore dhe tri humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 14:30 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Xhiroja 11

E dielë

14:30 Bashkimi – Peja.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.