Basketboll

DALLASI TURPËROI CLIPPERSAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallas Mavericks ka arritur t’ia shkaktojë njërën prej humbjeve më të turpshme në histori të NBA-së, LA Clippersave, duke e shfrytëzuar në maksimum mungesën e yllit të këtyre të fundit, Kawhi Leonard.

Mavericks kanë arritur të mposhtin ekipin e Clippers me 51 pikë diferencë e ajo çfarë vlen të ceket është se pjesa e parë e kësaj ndeshje, përfundoi me 50 pikë epërsi në anën e Dallasit, 77-27 e që është epërsia më e thellë në histori të NBA-së, për pjesën e parë të lojës së basketbollit.

Luka Donçiç me 24 pikë dhe Josh Richardson me 21 sosh, u dalluan në këtë fitore me debakël të Dallasit në mesnatë.

Përderisa tek Clippers, Paul George me 15 pikë e Serge Ibaka me 13 pikë, spikatën më së shumti.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.