Under Header

spot_img

NETS PËSOJNË HUMBJEN E PARË SEZONALE

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër ekipet favorite për titullin e NBA-së sivjet, Brooklyn Nets e ka pësuar humbjen e parë sezonale.

Skuadra e papërshtatshme e Charlotte Hornets, ka arritur të triumfojë ndaj ekipit të Nets me rezultat minimalisht të ngushtë, 106-104, në një ndeshje tepër interesante e që u vendos vetëm në sekondat e fundit.

Gordon Hayward me 28 pikë e Terry Rozier me 19 sosh, ishin basketbollistët më të dalluar të Hornets në këtë fitore.

Përderisa te Nets s’mjaftuan për fitore, Kevin Durant me 29 pikë e Kyrie Irving me 25 sosh.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme