Basketboll

FITORJA E PARË NË HISTORI NDAJ PRISHTINËS, PRIZRENI MERR KREUN E TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka arritur edhe fitoren e shtatë me radhë në Superligën e Kosovës në Basketboll, sot ndaj Prishtinës

Ekipi prizrenas ka arritur të triumfojë me shumë mund, në udhëtim te Sigal Prishtina me rezultatin final të sfidës së sotme, 70-80.

Ndeshja ishte shumë interesnate me skuadrat që e nisën ndeshjen me baraspeshë dhe çereku i parë u mbyll baraz, 18-18, përderisa në të dytin, triumfoi bindshëm Ponte Prizreni, 12-27 dhe shkoi në pushim me avantazh, 30-45.

Në pjesën e dytë, Prishtina e nisi më mirë, duke fituar dy periodat e fundit të ndeshjes ngushtë(15-12, 25-23), por që ishin të pamjaftueshme për të bërë diçka më shumë për fitore.

Arti Hajdari me 23 pikë, Josh Martin me 18 pikë, Xavier Cannefax me 13 pikë e Jeremiah Paige me 11 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e Ponte Prizrenit sot.

Te Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Fisnik Rugova me 19 pikë, si dhe Meriton Ismaili e Daniel Lekndreaj me nga 12 sosh.

Pas xhiros së 12-të, Ponte Prizreni bëhet lider i ri i Superligës me 21 pikë, 9 fitore e 3 humbje. Ndërsa, Prishtina mbetet e parafundit me 15 pikë, 9 humbje e 3 fitore.

Tash bilanci i përballjeve të ndërsjella mes skuadrave, është 8-1, në të mirë të Prishtinës.

Pas kësaj xhiroje, skuadrat shkojnë në pushim deri më 6 janar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.