Basketboll

LAKERS BEFASOHEN NGA PORTLANDI

Prishtinë(AsistiOnline) – Mesnatën që po lëmë pas, humbje të befasishme në NBA, ka pësuar edhe skuadra e LA Lakers, që është mposhtur nga Portland Trail Blazer.

Skuadra e Blazers ka arritur të mposhtë me meritë, kampionët aktualë të NBA-së me shifrat, 107-115.

Lillard me 31 pikë, 5 asiste e 4 kërcime, si dhe Gary Trent Jr. me 28 pikë e 3 kërcime e udhëhoqën Portlandin drejt fitores së dytë rresht, në këtë stinor të ri në NBA.

Tek Lakers s’mjaftuan për fitore, LeBron James me 29 pikë, 9 kërcime e 6 asiste, por as Denis Schroder me 24 pikë.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Cyn9bD2bn-k

Komentet janë të mbyllura.