Basketboll

XHIRO E 12-TË HAPET SOT ME SUPER-NDESHJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 12-të e Superligës së Kosovës në Basketboll, hapet sot me një super-sfidë e cila luhet në kryeqytet.

Bëhet fjalë për duelin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Bardhekaltrit do të mundohen të ndalen serinë e fitoreve të prizrenasve, që ka shkuar në gjashtë. Ponte ka treguar ndeshje të mira në xhirot e fundit, duke qenë në vendin e parë me Rahovecin me tetë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 13:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 12
E martë:

13:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/ 

 

 

Komentet janë të mbyllura.