Basketboll

PAS 5 FITOREVE RRESHT, BASHKIMI PËSON NGA RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka fituar derbin e ditës në Prince Caffe Superligën e Kosovës, duke mposhtur Bashkimin në ”Mizahir Isma”.

Ekipi i Rahovecit ka arritur të triumfojë në shtëpi, ndaj Bashkimit me rezultat final, 81-74, për t’ju shkaktuar disfatën e parë pas 5 fitoreve rresht, skuadrës nga Prizreni.

Ishte pikërisht skuadra prizrenase e Bashkimit, ajo që e nisi më mirë këtë sfidë, duke i fituar dy periodat e para të ndeshjes ngushtë, 17-21, 14-25 dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazh, 31-36.

Në pjesën e dytë, Rahoveci u këndell krejtësisht dhe arriti që ta fitojë çerekun e tretë bindshëm, 28-11, duke e përmbysur avantazhin dhe duke e marrë epërsinë për vete. Periodën e fundit, Bashkimi e fitoi me 5 pikë dallim(22-27), por deficiti i thellë nga çereku i tretë i kushtoi me humbje.

Basketbollistët më të dalluar në triumfin e Rahovecit sot ishin, Marvin Jones me 24 pikë, Isaiah Traylor me 18 pikë, Alban Veseli me 12 pikë e Edmond Kryeziu me 11 sosh.

Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Sean Hoehn me 30 pikë, Musab Mala me 16 pikë e Endrit Hysenagolli me 12 sosh.

Pas xhiros së 12-të, Rahoveci rikthehet në krye të renditjes tabelare me 21 pikë, 9 fitore e 3 humbje. Përderisa, Bashkimi vitin 2020 do ta mbyllë në pozitën e 5-të me 18 pikë, 6 fitore e 6 humbje.

Pas kësaj xhiroje, skuadrat shkojnë në pushim deri më 6 janar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.