Basketboll

RAHOVECI-BASHKIMI, SFIDA E PARË E DITËS SË SOTME

Prishtinë(AsistiOnline) – Sfida e parë e ditës së dytë në xhiron e 12 të elitës së basketbollit kosovar, luhet në ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Rahoveci dhe Bashkimi, që janë në formë të mirë në xhirot e fundit do të ndeshen sot. Vreshtarët në fakt humbën nga Ponte Prizreni në xhiron e fundit, por kanë pikë të njëjta me Ponten, kurse Portokallezinjtë ndodhen në formë shumë të mirë dhe pas Pejës kërkojnë fitoren edhe ndaj Rahovecit. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 13:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 12
E mërkurë:
13:00 Rahoveci – Bashkimi.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.