Basketboll

MIAMI I REVANSHOHET SHPEJTË MILWAUKEET

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat i janë revanshuar pas vetëm një dite, Milwaukee Bucks’it për humbjen e thellë të së martës.

Ekipi i Erick Spoelstras ka arritur që të mposht, Bucksat në ndeshjen e dytë të sezonit mes tyre me rezultatin final të sfidës, 119-108.

Individët më të dalluar të Miamit në këtë fitore ishin, Goran Dragiç me 26 pikë e Bam Adebayo me 22 sosh.

Përderisa te Bucks s’mjaftuan për fitore, Giannis Antetokounmpo me triple-double(26pk, 13krc, 10ast) e as  DiVincenzo me 15 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.