Basketboll

FITORE PËR LAKERS, SHKËLQEJNË DAVIS & JAMES

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Lakers e kanë arritur fitoren e katërt në stinorin e ri të NBA-së, duke mposhtur për herë të dytë rresht, San Antonio Spursat.

Lakers kanë triumfuar ndaj Spurs me rezultat të ngushtë, 103-109, por shumë i vlefshëm për vazhdimësi të mirë të sezonit.

LeBron James në këtë duel ishte i jashtëzakonshëm për Lakers me triple-double(26pk, 11krc, 10ast), por performancë super të mirë pati edhe Anthony Davis me double-double(34pk, 11krc).

Tek Spurs s’mjaftuan për fitore, Johnson me 26 pikë e 10 kërcime e as DeRozan me 23 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.